Gjykata e Tiranës ka shpallur vendimin pëfundimtar për katër të akuzuarit për publikimin e databazës së pagave.
Të pandehurit përfituan uljen e një të tretës së dënimeve me burg për shkak të gjykimit të shkurtuar, por asnjë prej tyre nuk do të shkojë në qeli.
Gjykata pezulloi dënimin me burg duke i lënë të katërt në shërbim prove, përkatësisht Eni Qirjako, 32 muaj; Andi Agaraj, 4 vite; ndërsa Klodian Sota dhe Endri Ikonomi nga 32 muaj. (A2 Televizion)