Një 27-vjeçar gjerman, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është vënë në pranga në Tiranë. Bëhet e ditur se Patrick Wellner, përkohësisht banues në Tiranë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shpërndarje të materialeve pornografike.
I riu ishte dënuar me 1 vit e 8 muaj burgim nga Gjykata Lokale e Paderborn në Gjermani. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e 27-vjeçarit drejt Gjermanisë. (A2 Televizion)