Qëlloi veten me thikë në zemër, vdes 33-vjeçari në Elbasan

Nga A2 CNN
29 Mars 2023, 19:29 | Kronikë

Një i ri ka gjetur vdekjen pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit, pasi raportohet të ketë qëlluar veten me thikë në zemër.

Fillimisht u raportua se i riu ishte plagosur rëndë, teksa u gjet i shtrirë në ullishtat e qytetit nga disa banorë të zonës, të cilët lajmëruan policinë.

Me ardhjen e këtyre të fundit, viktima u mor nga ambulanca për t’u dërguar drejt spitalit rajonal të qytetit, por fatkeqësisht nuk ia doli t’i mbijetojë plagëve të marra.

Sipas burimeve të A2CNN, mësohet se viktima, Sali Hajdari, 33 vjeç është vetëqëlluar me thikë në zemër, çka i ka shkaktuar atij humbjen e jetës.

“Elbasan/Informacion paraprak: Rreth orës 19.00,  në lagjen “Dyli Haxhire”, shtetasi Sali Hajdari 33 vjeç, dyshohet se ka plagosur veten me thikë dhe si pasojë e plagës ka humbur jetën në spital.

Nga veprimet  e para hetimore rezulton se 33-vjeçari dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ka dëmtuar veten me thikë në zemër. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton Policia e Elbasanit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos