Një efektiv i policisë rrugore të Fierit është pezulluar me urdhër të Drejtorit të kësaj Policisë Vendore nën akuzën se ka marrë ryshfet.
Inspektori G. M., me detyrë punonjës i Sektorit të Qarkullimit Rrugor dyshohet se mori para nga një shtetas me qëllim shmangien e gjobës pas shkeljes së kodit që ai kishte bërë.
Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësit të Policisë, për shkelje të rëndë, ndërsa nga AMP ka nisur hetimi penal për këtë rast. (A2 Televizion)