Ngjarje e rëndë në spitalin e Gramshit, pacienti hidhet nga kati i katërt

Nga A2 CNN
30 Mars 2023, 09:08 | Kronikë
Ngjarje e rëndë në spitalin e Gramshit, pacienti hidhet nga kati

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në spitalin e Gramshit, ku një pacient 67-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i dhomës ku ishte shtruar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit të së enjtes. Burri ka përfunduar në tarracën e katit të dytë dhe për pasojë ka pësuar fraktura të shumta në trup dhe hemorragji, ndërsa është nisur drejt Spitalit të Traumës, në gjendje të rëndë për jetën.

67-vjeçari ishte i shtruar në repartin e patologjisë që prej katër ditësh.

Informacioni nga policia:

Rreth orës 07:20, dyshohet se për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga dritarja e spitalit të Gramshit, shtetasi H. Ll., 65 vjeç, i cili trajtohej në këtë spital, për disa diagnoza mjekësore (Astmë dhe Hipertension).

Për shkak të demtimeve të marra, 65-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku po merr asistencë mjekësore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos