Klubi holandez, PSV Eindhoven, ka përjashtuar një tifoz të vetin për 40 vite nga futja në stadiume, pasi goditi me grusht portierin e skuadrës kundërshtare gjatë një ndeshje në Europa League.
Ngjarja ndodhi në shkurt, kur tifozi zbriti në fushë dhe goditi me grusht në fytyrë parterin e Sevilla-s, Marko Dmitrović.
Në një deklaratë për mediat, PSV tha se përjashtimi është dënim shtesë që i jepet tifozit, përveç gjobës që mund të marrë nga UEFA. “Për momentin ai është duke vuajtur dënimin me 2 muaj burg, vendosur nga një gjykatë lokale.
PSV shtoi se tifozit i ndalohet edhe të qarkullojë pranë stadiumit për 2 vite, ndërsa zbuloi se ai nuk duhet të ishte lejuar brenda për ndeshjen pasi ishte pezulluar më parë nga Federata Holandeze e Futbollit.
PSV e fitoi atë ndeshje 2-0, por Sevilla u kualifikua për në 1/16-tat pasi kishte fituar takimin në shtëpi 3-0. Klubi spanjoll më pas eliminoi Fenerbahçen në 1/8-tat dhe do të përballet me Manchester United në çerekfinale. (A2 Televizion)