Kongresi i Shëndetësisë, Rama: Do të rrisim me 50 mijë lekë pagat e mjekëve

Nga A2 CNN
6 Mars 2023, 10:37 | Politikë
Kongresi i Shëndetësisë, Rama: Do të rrisim me 50 mijë

Kryeministri Edi Rama premtoi se pagat e mjekëve specialistë do të rriten me 50 mijë lekë nga muaj prill.

Në Kongresin e Shëndetësisë, Rama tha se rritje do të ketë dhe për pagat e mjekëve të tjerë dhe infermierëve. Këto, sipas kreut të qeverisë, janë masat vijuese për të ndalur eksodin e bluzave të bardha drejt Gjermanisë.

“Ne i kemi rritur pagat me 63% nga 2013. Autonomia është një mekanizëm i ri që ka filluar të testohet tani në spitalin memorial dhe do krijojë mundësinë që të ketë në sistemin shëndetësor paga më të mira, por jo të barabarta. Autonomia do iu rrisë pagat atyre që punojnë më shumë, që bëjnë më shumë operacione vizita, por ndërkohë duhet të garantojmë pagë më dinjitoze tavan. Në këtë prill, mjekët specialistë do të marrin 50 mijë lekë të reja plus në pagën e tyre.

Do të mbajmë zotimin për 7% për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët. Po përgatisim rritje proporcionale me këtë të mjekëve specialistë dhe në hyrje të 2024 edhe për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët një rritje të ngjashme.

Në kushtet e sotme rezulton e pamundur që shteti shqiptar, taksapaguesi, mundësitë e të cilit nuk janë të pakufizuar, dhe shërbimet nuk vihen në diskutim, të paguajnë 15 nga 16 pjesë të financimit të studimit të një mjeku. Pra, sot studenti i mjekësisë paguan 1/16 e kostos reale”, tha Rama. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/06/kongresi-i-shendetesise-rama-kemi-nje-kapital-njerezor-qe-jep-garanci-per-te-nesermen/
https://a2news.com/2022/12/19/berisha-me-departamentin-e-shendetesise-ne-pd-mjeket-e-infermieret-iken-ne-emigracion/

A2 CNN Livestream

Latest Videos