Kriza me emigrantët, vendet baltike i kërkojnë BE ngritjen e një "barriere fizike"

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2021, 12:50 | Bota
Kriza me emigrantët, vendet baltike i kërkojnë BE ngritjen e

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, u tregua kategorike: nuk do të ketë mure në kufijtë europianë.

Por nga samiti i Vilnius, mes Estonisë, Lituanisë dhe Letonisë mbërrin një kërkesë e qartë për Brukselin, financimi dhe ndërtimi  i një barriere fizike për të mbrojtur bllokun nga emigrantët.

Përfaqësuesit e tre republikave ish-sovjetike konsiderojnë se presidenti bjellorus Lukashenko është përgjegjësi i vetëm i krizës në kufirin polak, por në të njëjtën kohë i kërkojnë BE-së të ashpërsojë politikat e emigracionit, duke e bërë më të vështirë hyrjen e azilkërkuesve.

“Situata në kufirin me Lituaninë po përkeqësohet dhe kërkon veprime të menjëhershme në nivel europian dhe ndërkombëtar. Kërcënimi në rritje në kufirin me Bjellorusinë nuk është vetëm një problem i Lituanisë dhe i Polonisë. Janë në diskutim kufijtë e jashtëm të BE-së dhe NATO-s”, deklaroi në samit presidenti lituanez, Gitanas Nauseda.   

Të hënën, ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian u dakordësuan për një raund të pestë sanksionesh ndaj Bjellorusisë, që do të prekë persona dhe institucione, të cilat ndihmojnë regjimin bjellorusë të përdorë njerëzit për qëllime politike.

https://a2news.com/2021/11/13/situate-dramatike-ne-kufirin-poloni-bjellorusi-shkon-ne-11-numri-i-viktimave/

Një prej shënjestrave pritet të jetë kompania ajrore bjelloruse Belavia. Ndërsa diplomacia po dështon të prodhojë rezultat, në terren situata mbetet e vështirë, me mijëra refugjatë të bllokuar në kufi.

Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko, i cila ka paralajmëruar se do të kundërpërgjigjet ndaj sanksioneve, thotë se po planifikon të kthejë emigrantët në vendet e origjinës por se shumica refuzojnë ta pranojnë një zgjidhje të tillë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos