Harper Beckham ndodhet këto ditë në Miami, së bashku me prindërit e saj, Victoria dhe David, dhe ka pasur rastin të dalë në fushë me yllin e futbollit botëror Lionel Messi.
Skuadra në të cilën Beckham zotëron aksione, Inter Miami, aktualisht po merr pjesë në një turne dhe familja shpesh shkon në stadium. 12-vjeçarja Harper Beckham, në ndeshjen kundër Charlotte FC, ka mbështetur skuadrën e familjes së saj duke dalë në fushë dorë për dore me yllin e ekipit, Lionel Messi. Harper kishte veshur një fanellën e turneut dhe dukej shumë e lumtur. Prindërit e saj i kanë kapur momentet dhe i kanë postuar në llogaritë e tyre personale në Instagram.
“Një moment i veçantë i Harper, teksa ecën krah Messi-t”, shkruan Victoria.
E mesa duket kjo nuk do jetë hera e parë që vajzën e Beckham që të ecë krah një prej lojtarëve më të mirë në histori, derisa sa “të varë këpucët në gozhdë”. (A2 Televizion)