Lëvizte me makinë të blinduar, shoqërohet në polici Ramazan Rraja

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2022, 14:24 | Kronikë
Lëvizte me makinë të blinduar, shoqërohet në polici

Policia e Tiranës po kryen disa kontrolle për verifikimin e mjeteve te blinduara. Në një nga kontrollet në Kodër Kashar është konstatuar edhe Ramazan Rraja, nipi i deputetit, Rrahman Rraja, në drejtim të një mjeti të blinduar. Për pasojë, Rraja është shoqëruar në polici për verifikim.

Rraja është një nga personat të cilët prokuroria kërkonte t’i merrte në pyetje në lidhje me masakrën e Fushë-Krujës më 17 korrik të këtij viti, kur mbetën të vrarë 3 persona, Diklen Vata, Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj.

Mes emrave që kërkoheshin të pyeten nga prokuroria e Kurbinit për atë ngjarje ishin dhe Gentian Reçi, djali i ish-policit të vrarë Xhelal Reçi dhe Indrit Dokle, në lidhje krushqie me ish-policin e vrarë.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani