“Lodra” më e re e Michael Jordan, një makinë që arrin 500 km/h

Nga A2 CNN
24 Maj 2023, 10:26 | Sporte të tjera

Michael Jordan, ai që konsiderohet si basketbollisti më i mirë në histori, i ka bërë një dhuratë 3-milionë dollarëshe vetes.

Ish-lojtari i Chicago Bulls, ekip me të cilin ka fituar 6 tituj kampion në NBA, ka blerë një makinë Hennessey Venom F5 Roadster.

Kjo makinë mund të arrijë 500 km/h teorikisht, pasi në fakt askush nuk e ka arritur këtë shpejtësi maksimale me të.

Hennessey Venom F5 Roadster ka një motor V8 me 1842 kuaj fuqi.

https://a2news.com/2022/09/20/makina-qe-synon-te-behet-me-e-shpejta-ne-bote/

A2 CNN Livestream

Parashikimi i motit