Turi i Shqipërisë, mbyllet etapa e parë Tiranë-Krrabë, fiton britaniku Stedman

Nga A2 CNN
23 Maj 2023, 20:20 | Sporte të tjera
Turi i Shqipërisë, mbyllet etapa e parë Tiranë-Krrabë,

Turi i Shqipërisë në çiklizëm përfundoi etapën e parë me itinerarin Tiranë–Dushk –Krrabë. 50 garues sfiduan vetën në një terren të vështirë dhe nga reshjet që i shoqëruan për një pjesë të madhe të kohës.

Në fund fitues doli çiklisti nga Britania e Madhe Maksimilian Stadman që përfundoi garën në 3 orë e 20 minuta e 5 sekonda. Ndërkohë në vendin e dytë u pozicionua rumuni Kristian Raileanu, ndërsa greku Periklis Ilias e mbylli në vendin e tretë.

Rezultat të mirë regjistroi dhe çiklisti shqiptar Mikel Demiri që u pozicionua në vendin e katërt.

Ky është edicioni i 80-të i Rrethit çiklistik që është edhe i treti më i vjetër në Europë në çiklizëm. Gara që nis nga Tirana është e ndarë në pesë etapa, për një total prej 754 kilometrash, duke përshkruar qytetet e Lushnjes, Elbasanit, Vlorës, Përmetit dhe në fund mbyllet në Fier.

Kjo garë ka një rëndësi të veçantë për sportistët pjesëmarrës pasi sigurojnë pikë për në Lojërat Olimpike Paris 2024.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos