“Mazhoranca, qëndrim politik komod në lidhje me çështjen Berisha”

Nga A2 CNN
23 Tetor 2023, 09:00 | Aktualitet

Gjykata e Posaçme ka caktuar masë sigurie për ish-kryeministrin Sali Berisha, në kuadër të hetimeve të nisura nga Prokuroria e Posaçme për privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”. Për Berishën është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim dalje jashtë shtetit”. Po ashtu, me kërkesë të SPAK, për të njëjtën çështje, është arrestuar mbrëmjen e së shtunës edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, si dhe është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për biznesmenin Fatmir Bekteshi. SPAK ka nisur hetimet mbi këtë çështje pas një kallëzimi të bërë nga Taulant Balla në vitin 2020, asokohe kryetar i grupit parlamentar socialist. Më shumë detaje i komentojmë në “Dita Jonë” me gazetarin e politikës në A2 CNN, Ervin Koçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos