Më pak raste me grip, kemi dalë nga piku i infektimeve, bie agresiviteti i virusit

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2023, 17:22 | Sociale
Më pak raste me grip, kemi dalë nga piku i infektimeve, bie

Vala e gripat dhe virozave të tjera në bashkëqarkullim duket se po bie. Sinjalet vijnë nga qendrat shëndetësore, të parat që presin shqetësimet dhe problemet  e qytetarëve.

Pediatrit flasin për rënie të fluksit pacientëve, pas  një periudhë të gjatë piku. Tashmë sipas mjekëve edhe agresiviteti i gripit dhe viruseve të tjera ka rënë.

Pas tre viteve pandemi, gripi i tipit A dhe virusi respirator Sinsicial u rikthyen me agresiv duke rritur jo vetëm sëmundshmërinë në popullatë por edhe komplikacionet tek të gjitha grupmoshat.

Këtë dimër rastet me koronavirus ishin shumë të pakta krahasuar me viruset e tjera respiratorë.  Mjekët thonë se imuniteti i krijuar ndaj Sarscov-2 dhe jo ndaj gripit, bëri që këtë vit gripi të kalohej si Covid në fillimet e tij, ndërsa rastet e konfirmuara me Covid e kalonin edhe si një rrufë të stinës.

Edhe sipas Institutit të shëndetit publik gripi i tipit A dhe nëntipat e tij këtë vit ishin shumë më agresiv se para pandemisë. Piku i përhapjes u shënua në fund të janarit, fillim të shkurtit me mbi 18 mijë të prekur në javë.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Edicioni informativ nga Suela Demiri