Për herë të parë në Shqipëri, ndërhyrje e rrallë në zemër

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2023, 14:46 | Sociale
Për herë të parë në Shqipëri, ndërhyrje e

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një videoje të postuar në Facebook, ka njoftuar se në vendin tonë është realizuar për herë të parë një ndërhyrje e rrallë në zemër, që i ka shpëtuar jetën një 27-vjeçari.

“Mjekët e shërbimit të Hemodinamikës në QSUT bëjnë mrekulli me një 27-vjeçar, të cilit i shpëtojnë jetën me një ndërhyrje të rrallë në zemër që zgjati 5 orë. Për herë të parë në Shqipëri u bë vendosja e aparatit CRT-D (terapi resinkronizimi dhe defibrilator i implantueshëm kardiak) si dhe vendosja e nje sonde subkutane për defibrilim kardiak. Pajisjet CRT-D janë pajisje shumë të kushtueshme dhe bartin një shkallë të lartë vështirësie për t’u vendosur, por falë investimeve të kryera në QSUT dhe kualifikimit të stafit mjekësor, u bë e mundur ndërhyrja delikate që rezultoi e suksesshme për të riun 27-vjeçar. Super punë e ekipit të mjekëve me Dr.Ormir Shurdha, Dr. Mirald Gina, stafit të infermierëve të Hemodinamikës me kryeinfermiere Ledja Grrica, dhe ndihmën e veçantë për anestezinë të Dr. Saimir Kuçi”, shkruan ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli