“31 minuta” për kurthin e drogave, zgjerohet harta e përdoruesve, por jo qendrat e rehabilitimit

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2023, 12:31 | Sociale
“31 minuta” për kurthin e drogave, zgjerohet harta e

Harta e përdoruesve të drogave në vend po zgjerohet çdo vit e më shumë. Bashkë me të shtohet edhe numri i atyre që bien në kurthin e varësisë. Përmes një rrëfimi në retrospektivë, cikli i emisioneve “31 Minuta” solli historinë e një të reje me drogat.

Bashkë me këtë të re, në vetëm një prej qendrave të rehabilitimit në Tirana u trajtuan gjatë vitit të shkuar edhe më shumë se 800 persona të tjerë, kryesisht të rinj. Kjo shifër është gati 34 për qind më e lartë se në 2018-n. Pjesa më e madhe e tyre kontaktin e parë me drogat e kanë nga kurioziteti, duke u nxitur edhe nga rrethi shoqëror, vlerësojnë psikologët.

Mirëpo zgjerimi i rrethit vicioz të të varurve nga drogat, përfshirë kokainën apo heroinën në vend nuk po shoqërohet me shtim të qendrave ku ata mund të trajtohen. Kjo vlerësohet si një ndër problematikat më të mëdha, e cila mund të shërbejë si një dritare drejt akteve kriminale.

Më shumë se 1 mijë e njëqind shqiptarë, kryesisht të rinj e të reja trajtohen aktualisht në qendra rehabilitimi si pasojë e varësisë nga droga. Shumica e tyre kanë humbur veten, arsimin, shoqërinë e madje familjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos