
Çdo ditë çmime me të larta dhe çdo ditë më pak blerës në tregun e fruta-perimeve dhe bulmetit në qytetin e Kukësit. Kjo është panorama në këto ditë të ftohta të janarit, ku si tregtarët ashtu edhe qytetarët konstatojnë rënien e ndjeshme të konsumit.
Nga ana tjetër qytetarët, shprehen se rritja e çmimeve dhe pamundësia e tyre financiare ka bërë që më së shumti të vëzhgojnë tregun sesa të blejnë.
Largimet nga masive nga Kukësi janë një tjetër arsye e kësaj situate, pasi përllogaritet që në qytet kanë mbetur kryesisht të pamundurit ekonomikisht dhe pensionistët. (A2 Televizion)