Pak raste me Covid, Infektivi i kthehet normalitetit. Rriten shtrimet nga gripi dhe meningiti

Nga A2 CNN
22 Janar 2023, 11:06 | Sociale
Pak raste me Covid, Infektivi i kthehet normalitetit. Rriten shtrimet nga gripi

Spitali Infektiv është kthyer në normalitetin e tij të para pandemisë. Zbehja e situatës së Covid-19 ka shtuar rastet e rënda me grip dhe me infeksione të tjera.

Pjesën më të madhe të shtrimeve e zënë komplikacionet nga gripi dhe nëntipet e tij. Mjekët infeksionistë thonë se dimri ka riaktivizuar edhe meningitet dhe infeksionet e tjera të trurit. Sipas tyre, nuk është situatë alarmante, por me shfaqjen e shenjave, pacienti duhet të paraqitet tek mjeku specialist për të bërë diferencën nëse është komplikacion nga gripi apo infeksion tjetër.  

Edhe për ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) jemi në një situatë të zakontë dimri, ku qarkullojnë shumë viroza njëkohësisht, por epidemia e gripit ende nuk e ka arritur pikun e saj. 

https://a2news.com/2023/01/17/shperthimi-i-gripit-mjeku-sulcebe-eshte-periudhe-normale-kujdes-femijet/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli