Shtohen divorcet në Vlorë, më shumë se gjysma janë fiktive

Nga A2 CNN
16 Janar 2023, 13:02 | Sociale
Shtohen divorcet në Vlorë, më shumë se gjysma janë

Sikur të mos mjaftojë fenomeni i shpopullimit apo largimit të të rinjve dhe moshës së mesme, edhe ato martesa që lidhen në qytetin e Vlorës, gati gjysma janë fiktive, duke e futur familjen në një krizë të vërtetë.

Në fakt, është numri i divorceve fiktive ai që përcakton edhe numrin e lartë të martesave fiktive. Përfaqësues ligjorë shprehen se në Vlorë kohët e fundit ka një numër të shtuar të divorceve fiktive për shkak të moskonsumimit të martesës. Çka tregon se martesa është lidhur për qëllime të tjera, kryesisht dokumentacioni dhe ku në shumë raste janë meshkujt ata që marrin mbiemrin e femrave.

Ndërkohë, përveç marteave fiktive, pjesa tjetër e divorceve ka shkaqe nga më të ndryshmet, ku përveç atyre tradicionale, si gjendja social-ekonomike apo dhuna, tanimë divorcet po kryhen edhe si një mënyrë e mentalitetit të ri të jetesës, për të qenë më të lirë.

Mosha më e prekur nga divorcet, përfshi ato të vërteta dhe fiktivet, është 35-45 vjeç, por nuk mungojnë as moshat 55 deri 60 vjeç.

https://a2news.com/2022/10/08/ne-shqiperi-ka-mbi-7-mije-familje-me-pak-se-ne-vitin-2018-shkak-emigracioni-e-divorcet/
https://a2news.com/2023/01/01/gjykata-e-tiranes-nuk-te-le-te-divorcohesh/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli