“Gjurmo të vërtetën”, fushata e BE në Tiranë për informacione të sakta

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2023, 12:36 | Sociale
“Gjurmo të vërtetën”, fushata e BE në

Përmes këtij tuneli, një instalacion i vendosur pranë sheshit “Skënderbej”, tregohet se si çdo ditë hyjmë dhe përballemi me një mori informacionesh, të vërteta, të rreme, keqinformime dhe pasaktësi.

“Gjurmo të vërtetën” është fushata  e re e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë në luftën kundër keqinformimit dhe lajmeve të rreme. Përmes saj, u bëhet thirrje gazetarëve dhe përdoruesve të mediave sociale në veçanti, të ndjekin dhe saktësojnë informacionin.

“Delegacioni i BE-së për vite me radhë ka mbështetur gazetarinë dhe komunitetin e kontrollit të fakteve sepse ështe e rëndësishme të gjurmosh dhe t’i saktësosh ato. Njerëzit janë kosumatorë të mëdhenj të medias sociale. “Gjurmo të vërtetën” vlen dhe për ne si konsumatorë dhe përdorues të medias sociale. Ajo çfarë po bëjmë sot përmes këtij tuneli dhe një faqeje të posaçme në internet synon të ndihmojë njerëzit të jenë të vetëdijshëm dhe vigjilentë, të kontrollojnë faktet dhe të vërtetën”, deklaroi Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann.

Pandemia ishte një nga periudhat që do të mbahet mend, jo vetëm për vështirësitë shëndetësore që u përball bota, por edhe për morinë e informacioneve dhe dezinformimeve për popullatën. Jo vetëm gazetarët duhet të saktësojnë të vërtetën, por edhe qytetarët duhet të edukohen dhe të ndërgjegjësohen për të zgjedhur lajmet e sakta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos