Çdo fillim muaji pensionistët në Gjirokastër nxitojnë të mbajnë radhën në zyrat e postës për të tërhequr një orë e më parë pensionin. Por ashtu si e marrin me nxitim, në të njëjtën mënyrë edhe e mbarojnë.
Vetë pensionistët tregojnë se vlera monetare që marrin nuk u mjafton, veçse për disa ditë nga 30 që ka muaji.
Por edhe pse janë shtresa më vulnerabël sa i takon trajtimit financiar nga shteti, pensionistët janë edhe më të rregulltit në pagesën e borxheve të një muaji më parë në mënyrë që të kenë mundësi të marrin sërish borxh për muajin në vijim.
Dhe në këtë mënyrë, borxh pas borxhi, pensionistët duket se kanë gjetur një mënyrë të përballojnë shpenzimet më të domosdoshme për të jetuar, pasi për shpenzime të tjera as që bëhet fjalë. (A2 Televizion)