Shkëputet fasada e shkollës 9-vjeçare në Ersekë

Nga A2 CNN
2 Maj 2023, 15:03 | Aktualitet

Një pjesë e fasadës së godinës së shkollës 9-vjeçare “Papa Kristo Negovani” në qytetin e Ersekës është shkëputur.

Era e fortë duket se ka ndikuar në shkëputjen e një pjese të materialeve termoizoluese. Fatmirësisht nuk raportohet për dëmtime në stafin mësimor apo nxënësit e kësaj shkolle.

Shkëputja e fasadës ka ndodhur jashtë procesit mësimor dhe fatmirësisht nuk ka pasur rrezik. Sipas zyrës arsimore Kolonjë, punimet janë kryer në vitin 2018. Firma është treguar e gatshme për riparimin e dëmeve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani