Mehmeti: Iku koha e Enverit kur na thuhej se “edhe në majë të gurit mësohet”. Kemi “vrarë” meritokracinë

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2022, 20:43 | Aktualitet
Mehmeti: Iku koha e Enverit kur na thuhej se “edhe në majë

I ftuar në emisionin “Debat” nga Alba Alishani në “A2CNN”, eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti foli për situatën e arsimit sot në Shqipëri.

Sipas Mehmetit, arsimimi do kushte, ndërsa kujtoi se sot të rinjtë po kalben burgjeve për një cigare hashash, ndërsa nga ana tjetër po vidhen me një firmë e më një vulë miliona e miliarda euro.

“Iku ajo koha kur mendonim ne, na thuhej në kohën e Enverit që, edhe në majë të gurit mësohet. Në majë të gurit, gur bëhesh, nuk bën dot ndonjë gjë të madhe. Do kushte arsimimi. Me sistemin arsimor ne kemi korruptuar moralisht, politikisht dhe materialisht studentin. Unë kam qenë në një debat tjetër, dhe ishte vetë Nënkryetarja e Bashkisë që thoshte se nuk mund të jenë palestrat të hapura nga mëngjesi deri në darkë, duhet të paguash që të bëhesh basketbollist. Ne kemi të rinj sot nën presionin e drogës. Sa të rinj kemi sot në burg për një cigare hashash, ndërkohë që, këtu po vidhen miliarda çdo ditë. I kemi vrarë të rinjtë rrugëve. Ne kemi kaq vite që themi dhe nuk po e bëjmë dot 5 për qind atë të shkretë arsim dhe këtej vjedhin pafundësisht, me firmë e me vulë, po vjedhin miliona euro në mes të ditës.”

Ndriçim Mehmeti

Mehmeti tha se, në vendin tonë sot është “vrarë” meritokracia, ndërsa solli si shembull 50 mijë lekëshin që prindërit i japin që nga edukatorja e deri te kurset private e transporti.

“Ne e kemi vrarë meritokracinë. Ne që në kopësht, u japim nga një 50 mijë lekëshe edukatores që ta mbajë mirë fëmijën tonë, ta mbajë më ngrohtë. Pastaj e çojmë në kurse private dhe e paguajmë. Pastaj e çojmë në transport, edhe ato i paguajmë po me lekë.”   (A2 Televizion)

Ndriçim Mehmeti
https://a2news.com/2022/12/08/mehmeti-te-jesh-i-shkolluar-ne-shqiperi-problem-i-madh-8-dhjetori-si-14-shkurti/

A2 CNN Livestream

Latest Videos