“Meka shqiptare” feston 60-vjetorin

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2022, 16:47 | Sociale
“Meka shqiptare” feston 60-vjetorin

Muzeu i Pavarësisë në Vlorë, muzeu i dytë kombëtar në vend, ka festuar 60-vjetorin e krijimit të tij.

I shpallur si i tillë në vitin 1962, fillimisht ky muze funksionoi si i tillë në vitin e largët 1936, dhe për këtë arsye ish-drejtori i muzeut, shprehet se jetëgjatësia e këtij muzeu është shumë më e madhe se 60 vite.

Ndërsa drejtori aktual i muzeut, Istref Dobi, duke ju referuar vlerave që ekspozohen dhe rëndësisë së tyre në formimin e shtetit shqiptar, e ka cilësuar këtë godinë si “Meka shqiptare”.

Në këtë përvjetor jubilar rikthehet me emocion të shikojë veprën e tij edhe autori nga Mitrovica i bustit të Isa Boletinit, që është vendosur në këtë muze. Sabri Behramaj nga Mitrovica ka realizuar bustin e Isa Boletinit që sot ndodhet pikërisht në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë.

Muzeu i Pavarësisë në Vlorë është një ndër muzetë që shënon numrat më të lartë të vizitorëve në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos