Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Ministri i Jashtëm grek: Nëse Fredi Beleri shkarkohet nga detyra, marrëdhëniet Greqi-Shqipëri do përkeqësohen

Nga A2 CNN
8 Gusht 2023, 12:59 | Aktualitet
Ministri i Jashtëm grek: Nëse Fredi Beleri shkarkohet nga detyra,

Ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis, ka deklaruar se nëse Fredi Beleri do të shkarkohet nga posti i kryebashkiakut të Himarës, atëherë marrëdhëniet mes dy vendeve do të përkeqësohen. Në një intervistë për ERT, Gerapetritis tha se “vendimi për mbajtur Belerin në burg, do të ndikojë në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian”.

"Shkarkim i mërgimtarit grek nga zyra e tij do të nënkuptonte një përkeqësim serioz të marrëdhënieve greko-shqiptare. Nuk ka sesi të vazhdojë procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE kur ka një shkelje të tillë të shtetit ligjor dhe prezumimit të pafajësisë së Fredi Belerit”, përfundoi Gerapetritis.

Në fillim të muajit, SPAK çoi për gjykim dosjen ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Në njoftim, SPAK argumentoi se nga provat e administruara gjatë hetimit, rezulton se është e provuar që Alfred Beleri i ka ofruar Arsen Ramës 50 euro për çdo person që ai do gjente dhe që do votonte për Belerin si kandidat për kryetar të Bashkisë Himarë, në zgjedhjet vendore të 14 majit. Për shërbimin që do të kryente Arsen Rama, do të shpërblehej në shumën 300 euro.

Ai aktualisht ndodhet në burg, e ndërsa nuk e ka bërë ende betimin si kryebashkiak i Himarës.

https://a2news.com/2023/08/01/spak-con-per-gjykim-dosjen-e-belerit-reagon-athina-zyrtare-gerapetritis-telefonon-xhacken/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani