Në shpatet e malit Freita, një nga të ashtuquajturit malet “magjikë” të vendosur brenda Gjeoparkut Global të UNESCO-s në Arouca (Portugali), ndodhen Pedras Parideiras, ose “gurët që lindin”. Këta shkëmbinj janë 300 milionë vjeçare dhe duket sikur “lindin” gurë “bebe” më të vegjël.
Ata nuk ngjajnë me asnjë shkëmb tjetër në planet, prandaj konsiderohen si një nga fenomenet gjeologjike më të çuditshme në botë dhe konsiderohen si një atraksion për komunitetin shkencor.
“Ne vlerësojmë se këta shkëmbinj dhe gurët më të vegjël brenda tyre u krijuan rreth 320 deri në 310 milionë vjet më parë”, tha Alexandra Paz për BBC.
Gjeologia beson se në një moment, “foshnjet” do të shtyhen jashtë dhe guri “nënë” do të jetë përsëri “i sheshtë”. (A2 Televizion)