Ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare stilisti i njohur rus Viacheslav Zaitsev, i njohur ndryshe me pseudonimin “Christian Dior-i sovjetik”.
Mediat ruse raportojnë se drejtuesi i shtëpisë së modës Slava Zaitsev ndërroi jetë ditën e dielë, pasi vuante prej vitit 2016 nga Parkinsoni.Sipas tyre, Zaitsev vuri diktatin e tij mbi modën sovjetike dhe atë ruse më pas prej disa dekadash.
Disa ditë më parë Viacheslav Zaitsev festoi ditëlindjen, ku miqtë e tij konfirmuan se nuk ishte në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Në vitin 1960 mediat ruse e cilësuan Zaitsev si “Christian Dior-i sovjetik” për shkak të suksesit të tij të pamohueshëm në botën e modës.
I lindur në qytetin e vogël të Ivanovo, Zaitsev arriti që me ndërthurjen e elementeve ruse në veshjet e tij të arrinte në pasarelat më të mëdha të modës në Paris, Nju Jork dhe Tokio. (A2 Televizion)