Mot i kthjellët dhe i ftohtë. Mjegull në zonat malore

Nga A2 CNN
26 Tetor 2021, 07:03 | Aktualitet
Mot i kthjellët dhe i ftohtë. Mjegull në zonat malore

Vijon moti i kthjellët dhe i ftohtë gjatë mëngjesit në të gjithë vendin, këtë të martë. Në shumicën e zonave malore do të shfaqet fenomeni i mjegullës, më e dendur në luginën e Drinit.

Edhe pjesa e dytë e ditës mbetet në kthjellime dhe vranësira kalimtare kryesisht në zonat jugore.

Temperaturat ulen lehtë në mëngjes duke zbritur deri në 0°C, ndërsa mesdita ruan maksimumin rreth 21°C. Era do të fryjë e lehte deri mesatare nga drejtimi lindor deri pasdite kur era merr drejtim verior, ndërsa deti paraqitet pa dallgë.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024