Një efektive policie ka mbetur e plagosur, pasi ishte “në vendin e gabuar, në kohën e gabuar”. Teksa ishte në punë, dy makina u përplasën në afërsi të një karburanti në Vorë. Si pasojë e përplasjes, mbeti e plagosur efektivja e Policisë Rrugore, A. Sh..
Ajo është dërguar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.
“Vorë/Informacion paraprak
Më datë 09.08.2023, rreth orës 10:30 në Vorë, në afërsi të një karburanti, janë përplasur dy automjete, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar punonjësja e Policisë së Qarkullimit Rrugor, Inspektore A. Sh., (e planëzuar në shërbim), e cila po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton Policia. (A2 Televizion)