Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 0%
  • E vështirë 83%
  • E pamundur 17%

Avokati i Popullit publikon listat e kandidatëve për KLGJ dhe KLP

Nga A2 CNN
8 Gusht 2023, 18:09 | Aktualitet
Avokati i Popullit publikon listat e kandidatëve për KLGJ dhe KLP

Avokati i Popullit Erinda Ballanca ka publikuar listën e kandidatëve nga shoqëria civile dhe avokatia që kanë aplikuar për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ajo që bie në sy në listën e publikuar janë emrat e ish-kryetares së KQZ-së Lefterije Lleshi dhe avokatit Sajmir Visha. Avokati i Popullit do të vijojë më tej me fazat e tjera të procesit që përfshijnë verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore të kandidatëve si dhe zhvillimin e procedurës së vlerësimit dhe renditjes së tyre në bazë të kritereve profesionale dhe morale, duke garantuar një proces të drejtë dhe të bazuar në meritë.

Njoftimi i Avokatit të Popullit

Në përfundim të afatit të aplikimit për paraqitjen e shprehjes së interesit për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga Avokatia dhe Shoqëria Civile si dhe për anëtar të Komisionit të Shoqërisë Civile që do të kryejnë verifikimin paraprak të kandidaturave për anëtarin që përfaqëson shoqërinë civile në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Avokati i Popullit publikon si më poshtë listën e kandidatëve/organizatave aplikues. Ndërkohë, theksojmë faktin se kësaj liste mund t’i bashkangjiten edhe aplikantët/organizatat të cilët mund të kenë dërguar aplikimin e tyre brenda datës përkatëse me postë sipas rregullave ligjore për vlefshmërinë e aplikimit.

• LISTA ME KANDIDATË PËR ANËTARË TË KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR NGA AVOKATIA

1. Erind Germenji

2. Saimir Vishaj 

3. Emiljano Hajrulla

4. Adrian Leka

5. Artan Reçi

6. Eduard Allamani

7. Saimir Kola

8. Mirela Murati

9. Erind Merkuri

10. Ilir Alushi

11. Alban Alimema

12. Entela Shehaj

13. Fatos Lazimi

14. Julian Kola

15. Sokol Dedndreaj

16. Valbona Greva

17. Eris Hysi

18. Klodian Gjermeni

19. Margarita Kola

20. Përparim Kalo

21. Donata Lepenica

22. Albens Tabaku

23. Bledar Bajri

24. Odise Xhelita

25. Petrit Gaçi

26. Daniel Ndrekaj

27. Eduard Mullaraj

28. Albana Tushe

• LISTA ME KANDIDATË PËR ANËTARË TË KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR NGA SHOQËRIA CIVILE

1. Violanda Theodhori

2. Diana Dervishi

3. Erion Fejzulla

4. Nertila Sadedini

5. Lefterije Lleshi

6. Nada Dollani

7. Zef Macaj

8. Edison Hoxha

9. Altin Hazizaj

10. Andi Muratej

11. Altin Shegani

12. Juelda Lamçe

• LISTA ME KANDIDATË PËR ANËTARË TË KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË NGA AVOKATIA

1. Erind Germenji

2. Saimir Vishaj 

3. Adrian Leka

4. Emiljano Hajrulla

5. Artan Reçi

6. Eduard Allamani

7. Saimir Kola

8. Mirela Murati

9. Erind Merkuri

10. Entela Shehaj

11. Ilir Alushi

12. Alban Alimema

13. Julian Kola

14. Margarita Kola

15. Perparim Kalo

16. Donata Lepenica

17. Albens Tabaku

18. Daniel Ndrekaj

19. Petrit Gaçi

20. Bledar Bajri

21. Odise Xhelita

22. Eduard Mullaraj

23. Albana Tushe

• LISTA ME KANDIDATË PËR ANËTARË TË KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË NGA SHOQËRIA CIVILE

1. Rezarta Abdiu

2. Diana Dervishi

3. Erion Fejzulla

4. Nertila Sadedini

5. Lefterije Lleshi

6. Nada Dollani

7. Zef Macaj

8. Altin Hazizaj

9. Andi Muratej

10. Altin Shegani

11. Juelda Lamçe

• LISTA E ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE PËR ANËTAR TË KOMISIONIT TË SHOQËRISË CIVILE QË DO TË KRYEJNË VERIFIKIMIN PARAPRAK TË KANDIDATURAVE PËR ANËTARIN QË PËRFAQËSON SHOQËRINË CIVILE NË KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR DHE NË KËSHILLIN E LARTË TË PROKURORISË

1. Komiteti Shqiptar i Helsinkit

2. Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë

3. Qendra "Aleanca Gjinore për Zhvillim"

4. Qendra “Qëndresa Qytetare”

5. Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë

6. Fondacioni “Kontribut për Edukim”

7. Qendra Shqiptare për një Zhvillim të Qëndrueshëm

Në përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga ligji nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, Avokati i Popullit do të vijojë më tej me fazat e tjera të procesit që përfshijnë verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore të kandidatëve si dhe zhvillimin e procedurës së vlerësimit dhe renditjes së tyre në bazë të kritereve profesionale dhe morale.

Avokati i Popullit garanton publikun dhe kandidatët se do të zbatojë me përpikmëri të tëra procedurat ligjore për të realizuar një proces të drejtë e të bazuar mbi meritë. Ky njoftim bëhet në kuadër të transparencës së procesit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu