
Ndonëse ngjajnë si shtigje, në fakt janë rrugët që të çojnë në fshatin Poloskë të Bashkisë së Devollit në juglindje të vendit. Por sikur të mos mjaftonte infrastruktura thuajse inekzistente, edhe atje ku janë bërë disa herë investime rezultati lë për të dëshiruar.
Në këtë fshat banorët tregojnë se është investuar disa herë në rrjetin e ujësjellësit dhe sërish uji mungon.
“Vijnë zgjedhjet shtojnë 5 tuba, vijnë zgjedhjet e tjera shtojnë 4 tuba të tjerë”, tregon një banor. “Ujërat e zeza, një pjesë i kemi nxjerrë vetë në lumë”
Ato pak banorë të zonës shprehen se në tokat e tyre nuk vijë dot as mjete bujqësore për të korrur prodhimet. “Nuk na vijnë kombajnat për të korrur grurin. E kemi problem”.
Dhe natyrisht që përkundër kësaj harrese fshati po shpopullohet nga dita në ditë, ndërsa ato që kanë mbetur vuajnë largimin e fëmijëve të tyre. “Të kërkosh një djalë për të punuar, nuk gjen”, thotë një banor. (A2 Televizion)