Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Braverman ngre Task Forcë kundër avokatëve: Krijojnë histori të rreme për azilantët

Nga A2 CNN
8 Gusht 2023, 13:16 | Aktualitet
Braverman ngre Task Forcë kundër avokatëve: Krijojnë histori

Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, i ka shpallur “luftë” avokatëve që ndihmojnë azilantët të fitojnë të drejtën për të qëndruar në Britaninë e Madhe. Ajo tha se disa avokatë po paguheshin deri në 10.000 £ për të krijuar histori të rreme për azil për emigrantët e paligjshëm. Për këtë arsye, është ngritur një Task-Forcë për të identifikuar “mashtruesit”, siç ajo i cilëson.

“Këto mashtrime e bëjnë shumë më të vështirë largimin e njerëzve që nuk kanë të drejtë të jenë këtu dhe ata duhet të përballen me forcën e plotë të ligjit. Dua të shoh shkelësit më të këqij në burg dhe ne kemi ligjet në fuqi për t'i sjellë ata para drejtësisë. Unë e di që ekipet tona po punojnë jashtëzakonisht shumë për të çrrënjosur ata që sulmojnë sistemin tonë të azilit dhe mashtrojnë publikun britanik, kjo nuk mund të vazhdojë”, tha Braverman.

Task-Forca ka punuar në fshehtësi prej muajsh, por ekzistenca e saj u konfirmua zyrtarisht vetëm sot. Task-Forca bashkon vëzhguesit, organet e industrisë ligjore, departamentet qeveritare dhe forcat e zbatimit të ligjit për të mbledhur prova më të forta kundër avokatëve të dyshimtë. 

Në të ardhmen, ajo do të zgjerojë fushën e saj për të hetuar mjekët, kontabilistët dhe punëdhënësit që mashtrojnë për t’iu ardhur në ndihmë emigrantëve të paligjshëm. Ata që shpallen fajtorë për mashtrim mund të përballen me burgim të përjetshëm.

Task-Forca do të trajnojë stafin e emigracionit në vijën e parë për të identifikuar dhe raportuar "veprimtarinë e dyshimtë". Kjo mund të përfshijë, për shembull, modele të kërkesave të ngjashme të paraqitura për migrantë të ndryshëm nga të njëjtat firma.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani