“Nuk ndryshojmë mendje për Kosovën”, presidentja greke siguron homologun Vuçiç

Nga A2 CNN
28 Mars 2023, 16:26 | Ballkani
“Nuk ndryshojmë mendje për Kosovën”, presidentja

Qëndrimi i Greqisë lidhur me pavarësinë e Kosovës mbetet i pandryshuar. Presidentja greke Katerina Sakellaropoulou i dha garancinë homologut të saj serb, Aleksander Vucic gjatë një vizite në Beograd ditën e martë.  

Greqia është një prej pesë shteteve të Bashkimit Evropian që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Gjithmonë ka presione në nivel diplomatik, por kjo nuk ka ndikuar në pozicionin tonë, ne kemi konsistencë në politikë”, tha Sakellaropoulou pas takimit me Vuçiç.

Ajo gjithashtu theksoi se Greqia e mirëpret marrëveshjen drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë dhe është e gatshme të ndihmojë në zbatimin e saj.  

Presidentja greke e vuri theksin tek nevoja e gjetjes së një zgjidhje të qëndrueshme dhe tha se perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është një prioritet strategjik i vendit të saj.

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian do të ofrojë paqe dhe siguri dhe do të parandalojë ndikimin e vendeve të treta në Ballkanin Perëndimor”, theksoi ajo.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli