Para derbit të futbollit, Tirana fiton atë të basketbollit

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2019, 21:01 | Sporte të tjera
Para derbit të futbollit, Tirana fiton atë të basketbollit

Tirana ka mundur Partizanin në sfidën e radhës të kampionatit kombëtar të basketbollit me rezultatin 66-63.

Ndeshja u dominua në pjesën më të madhe nga Partizani, qe ka qenë thuajse gjatë gjithë kohës në avantazh. Por, Tirana menaxhoi mirë minutat e fundit, barazoi shifrat dhe fale saktësisë së Gerti Shimës nga goditjet e lira përmbysi rezultatin dhe fitoi me tri pikë diferencë.

Partizani mbetet në vendin e tretë, ndërsa Tirana konsolidon vendin e katërt në renditje, që garanton zonën “play off”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos