
Fitore me përmbysje e Partizanit në Letoni. Kampionët e Shqipërisë fituan 2-1 përballë Valmieras, në takimin e parë të raundit të tretë në Conference League.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e vendasve, falë golit të bukur të brazilianit Gustavo Silva (27’). Por, “Demat” përmbysën gjithçka falë Tedi Carës (58′) dhe Arinaldo Rrapajt (78′).
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në “Air Albania”, të enjten e ardhshme (17 gusht). (A2 Televizion)