U ble 100 milionë euro, por shkon me taksi në stërvitje dhe tifozët bien në dashuri

Nga A2 CNN
10 Gusht 2023, 18:36 | Futboll

Real Madrid shpenzoi 103 milionë euro për ta sjellë Jude Bellingham nga Dortmundi në “Bernabeu”, por mesfushori anglez duket të jetë shumë më modest në raport me vlerën e tij në treg.

Ai ka bërë që tifozët e “Los Blancos” të bien në dashuri shumë shpejt, jo vetëm për shkak të performancës në turin parapërgatitor të sezonit, por edhe për një tjetër motiv.

20-vjeçari i talentuar është paraqitur në qendrën stërvitore të Valdebebas pas turit amerikan, me një taksi “Toyota”.

Yjet e tjerë galaktikë zgjodhën të shkonin në stërvitje me mjete luksoze. Përkatësisht Eduardo Camavinga, Toni Kroos dhe menaxheri Carlo Ancelotti mbërritën në BMW elektrike, Luka Modric me një Bentley, ndërsa Aurélien Tchouaméni dhe Vinicius Jr me Lamborghini Urus.

Ndryshe nga të gjithë yjet e tjerë në Madrid, Bellingham, i cili në Spanjë nënshkroi një kontratë me vlerë 12 milionë paund në sezon u vlerësua nga tifozët për modestinë e tij.

Njëri shkroi në Tëitter: "Jude është shumë klasik, duajeni këtë njeri".

Të tjerë vlerësuan dëshirën e madhe që Bellingham po shfaq për tu përshtatur në Madrid, duke pasur në konsideratë faktin që lojtarët anglezë e kanë të vështirë të gjejnë veten jashtë Premier Ligës.

"Lojtarët e Mbretërisë së Bashkuar janë të njohur për problemet në përshtatjen e tyre. Jude po bën gjënë e duhur."

Ndërkohë një tjetër komentoi me shaka: "Ai ende nuk është mësuar të ngasë në krahun e majtë". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos