“Pengmarrja vijon me porosi të Ramës”, Dule: Belerin do ta lirojë nesër vota e himarjotëve

Nga A2 CNN
13 Maj 2023, 13:55 | Politikë
“Pengmarrja vijon me porosi të Ramës”, Dule: Belerin do ta

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule vijoi ta quajë procesin parodi pasi kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Himarën u la sot në burg nga Gjykata e Vlorës.

Në një prononcim për gazetaret, Dule deklaroi se ky proces ndaj Belerit është kryer në çdo fazë me porosi të kryeministrit Edi Rama.

Megjithatë, Kreu i PBDNJ u shpreh i bindur se Belerin do ta “lirojë” vota e himariotëve të dielën e 14 majit.

“Një lutje, jeni dëshmitarë të një procesi parodi, në të gjitha fazat dhe etapat e tij. Një proces i projektuar, i motivuar dhe i ekzekutuar nën urdhrat dhe porositë e Edi Ramës. Rezultati dihet. Pengmarrja e zotit Beleri vazhdon. Por askush të mos ketë as më të voglin iluzion. Ndërsa Edi Rama vijon ta mbajë peng, do ta lirojë në mënyrë triumfale vota e nesërme e himarjotëve nga Palasa në Qepra dhe nga lumi i Vlorës në Himarë,” deklaroi Vangjel Dule para gazetarëve.

Gjykata e Vlorës shpalli po ashtu moskompetencën për gjykimin e çështjes. Sipas kompetencës së parashikuar në ndryshimet e reja të kodit të procedurës penale në vendin tonë, hetimin e mëtejshëm ndaj kandidatit të koalicionit opozitar në Himarë, Fredi Beleri do ta zhvillojë SPAK, që ka autorizimin për hetimin e krimeve zgjedhore. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/13/te-lirohet-beleri-menjehere-dule-procesi-nje-parodi-vendimi-ishte-i-paralajmeruar/
https://a2news.com/2023/05/13/akuzohet-per-shitblerje-votash-gjykata-vendos-arrest-me-burg-per-fredi-belerin-kandidatin-e-bashke-fitojme-per-bashkine-e-himares/

A2 CNN Livestream

Latest Videos