Plagoset më armë një 15-vjeçar në Dibër, në pranga autori

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2022, 10:35 | Kronikë
Plagoset më armë një 15-vjeçar në Dibër, në

Policia e Dibrës ka bërë të ditur se një 15-vjeçar është plagosur me armë. Sipas policisë, ngjarja dyshohet të ketë qenë aksidentale, ndërsa është vënë në pranga autori i dyshuar i saj, një 21-vjeçar.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte shkuar në spital, i dëmtuar, dyshohej me armë zjarri, kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes. 

Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, të kryera nga grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi K. V., 21 vjeç, mbi fshatin Ceren, në njësinë administrative Kala e Dodës, dyshohet se ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri 15-vjeçarin, banues në fshatin Ceren, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas ngjarjes, 21-vjeçari ka fshehur në një shkëmb mbi fshatin Ceren, dy armë zjarri, kallashnikov dhe pushkë (me njërën nga të cilat dyshohet se ka plagosur 15-vjeçarin), si dhe një sasi municioni luftarak.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. V., 21 vjeç, banues në fshatin Ceren, Dibër, për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Plagosja e rëndë nga pakujdesia”. 

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin A. L., 21 vjeç, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit”, pasi ka qenë i pranishëm gjatë ngjarjes, por nuk ka kallëzuar krimin”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos