Princ Harry ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave në ceremoninë e kurorëzimit të babait të tij, mbretit Charles. Ai u pa i vetëm, i shkëputur nga pjesa tjetër e familjes mbretërore, mirëpo duket se kjo nuk ka mjaftuar.
Ai kishte veshur një kostum nga Dior, shtëpia franceze e modës. Ka qenë Dior që ka bërë publike këtë detaj me anë të një postimi në rrjetet sociale dhe ky postim u kritikua shumë. Jo vetëm se është shtëpi mode franceze, por sipas tyre Harry po shfrytëzon babanë e tij për një marrëveshje tregtare dhe për reklamë duke përfituar para. (A2 Televizion)