Momenti tmerri janë ato që përjetoi një ushtar i divizionit ajror, i cili arriti t’i shpëtojë në momentin e fundit vdekjes, teksa gjatë hedhjes nga ajri, parashuta e tij nuk iu hap për shkak të një avarie, duke shkaktuar panik edhe mes shokëve të tij, të cilët kanë filmuar gjithçka.
Fatmirësisht, në përpjekjet e fundit për t’i shpëtuar vdekjes së sigurt, ai arriti të hapë vetëm pak metra para përplasjes në tokë parashutën e emergjencës, e cila i shpëtoi jetën.
Sipas mediave britanike, Josh dhe kolegët e tij ishin duke demonstruar një stërvitje ajrore me parashuta në Divizionin Ajror në Alaskë, stërvitje, që fatmirësisht shkoi siç duhej. (A2 Televizion)