Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 75%
  • Ndikimi i shoqërisë 13%

“Ferri në Tokë”, brenda kampeve të stilit nazist të Rusisë ku mbahen ukrainasit

Nga A2 CNN
8 Maj 2023, 19:19 | Bota

Mijëra ukrainas po strehohen në kampet e ftohta të stilit nazist të Rusisë, aty ku detyrohen të punojnë ose të luftojnë në vijën e parë dhe nëse sëmuren lihen të vdesin.

Në një raport të “Molfar”, grup brenda ushtrisë ukrainase e cila mbledh prova për krimet e Rusisë dhe që është publikuar nga “The Sun”, zbulohen kushtet tronditëse të kampeve të paraburgimit, të cilat krahasohen me ato të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjithashtu, në raport thuhet se janë disa kampe të tjera të ngritura në zonat e pushtuara nga Rusia në Ukrainë ku mbahen edhe civilë. Atyre ju merren shenjat e gishtave, u kontrollohen telefonat dhe ju merren dokumentet me qëllim zbulimin e ushtarëve ukrainas. Më tej, atyre ju jepen dokumente me të cilin mund të lëvizin pranë kampit, ndërsa të tjerë transportohen me trena në pjesë të largëta të Rusisë.

Imazhet tronditëse të publikuara tregojnë kampet e stërmbushur me njerëz, për të cilët thuhet se hanë vetëm një vakt në ditë. Në raport theksohet se tuberkulozi është i përhapur në të gjitha kampet.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli