Hija e ish-Jugosllavisë, Vuçiç kërkon kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Nga A2 CNN
27 Mars 2024, 12:56 | Ballkani

Flasim prej kohësh për kërcënimin Serbi, përmes influencës ruso-kineze në vendin tonë. Serbia ka nisur prej javësh të bëjë thirrje për mundësinë e rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, përmes një iniciative që po diskutohet që prej muajit janar.

Është parashikuar, që Shtabi i Përgjithshëm I Forcave të Armatosura të Serbisë, deri në 1 maj të këtij viti, bashkë me ministrinë e Mbrojtjes, ti dorëzojnë presidentit Aleksandër Vuçiç, të gjitha propozimet për modelin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos