Ndonëse ende nuk është mbyllur zyrtarisht procesi i numërimit të votave, kandidati i BDI për president, Bujar Osmani, shpalli fitoren ndaj kandidatit tjetër shqiptar të koalicionit VLEN, Arben Taravari.
Në një fjalim përpara mbështetësve, pas numërimit të më shumë se 75% të kutive, Osmani u shpreh se fitorja e tij është e thellë me rreth 40 mijë vota, teksa renditi dhe zonat ku është në avantazh.
“Kemi shënuar fitore në çdo komunë të vendit. Jegunovcë, Haraçinë, Vrapçishtë, Studeniçanë, Likovë, Bogovinjë, Zhelinë, Gazi Babë, Bërvenicë, Dollnen, Resnjë, Strugë, Çashkë, Zelenikovë, Ohër dhe fitore në Tetovë, Saraj, Manastir, Çuçer Sandevë, Veles, Kërçovë, Karposh, fitore në Gostivar, Krushëvë, Kumanovë…në Çair, Qendër, Dibër gjithandej në Republikë, fitore e thellë e Frontit Evropian”, deklaroi Osmani.
Në renditjen e përgjithshme në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale Bujar Osmani renditet i treti, teksa Arben Taravari ndodhet i katërti me 10,35% të votave. (A2 Televizion)