“7 tetori nuk do të vijë më”. Netanyahu premton fitore, Hezbollahu kërcënon Izraelin

Nga Erjon Dervishi
7 Tetor 2024, 22:37 | Bota

“Ne do të luftojmë me një forcë që armiku nuk e ka njohur kurrë”. Kështu është shprehur Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahut në një reagim për viktimave izraelite të vrarë nga orgnaizata militante e Hamasit në 7 tetorin e një viti më parë. Për Netanyahun, Izraeli është në luftë, por nga kjo luftë do të dalë i fituar, shkruan A2 CNN.

“Një vit më parë terroristët e Hamasit filluan një sulm të papritur dhe vrastar kundër shtetit të Izraelit, kundër qytetarëve. Menjëherë pas kësaj masakre, unë thashë në Tel Aviv: "Ne jemi në një operacion, jo në një luftë - ne do të luftojmë me një forcë që armiku nuk e ka njohur kurrë, me një çmim të saktë që ai nuk e ka ditur kurrë. Ne jemi në luftë dhe do ta fitojmë. Që nga ajo ditë e zezë ne kemi luftuar, kjo është lufta e ekzistencës sonë - lufta e ringjalljes”, tha Netanyahu.

Ai tha se Izraeli është duke ndryshuar realitetin e sigurisë në Lindjen e Mesme. “Ne po ndryshojmë realitetin e sigurisë në rajonin tonë. Për hir të fëmijëve tanë, për hir të së ardhmes sonë, për tu siguruar që ajo që ndodhi më 7 tetor nuk do të ndodhë më. Asnjëherë më”, tha Netanyahu.

Reagim pati edhe nga Presidenti i SHBA Joe Biden dhe nënpresidentja Kamala Harris të cilët dënuan sulmin e Hamasit dhe përsëritën angazhimin e tyre për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi për t'i dhënë fund luftimeve. “Departamenti i Shtetit nuk do të dorëzohet kurrë derisa të gjithë pengjet të kthehen të sigurt në shtëpi. Historia do ta kujtojë 7 tetorin si një ditë të zezë për popullin palestinez”, tha Biden.

Ndërkohë, luftimet mes Hezbollahut dhe Izraelit nuk kanë ndalur. Rreth 135 raketa u lëshuan nga Libani jugor drejt territorit izraelit. Sipas mediave arabe, raketa janë hedhur në drejtim të Akresë, Haifës dhe Galilesë. Në një mesazh të lëshuar në përvjetorin e sulmit të 7 tetorit, Hezbollahu libanez thotë se do të vazhdojë të luftojë “agresionin” izraelit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos