Agjencia izraelite e zbulimit Mossad bëri me dije se përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje për ndërprerjen e luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit vazhdojnë, pavarësisht zbehjes së shpresave për një armëpushim gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Drejtuesi i agjencisë izraelite të zbulimit Mossad, David Barnea u takua me drejtuesin e CIA-s, Ëilliam Burns për të nxitur një marrëveshje që do të bënte të mundur lirimin e pengjeve.
"Kontaktet dhe bashkëpunimi me ndërmjetësuesit vazhdojnë gjatë gjithë kohës në përpjekje për të përafruar qëndrimet dhe për të arritur një marrëveshje", deklaron Mossad përmes një komunikate për shtyp.
Izraeli dhe grupi Hamas kanë fajësuar njëri tjetrin për bllokimin e bisedimeve në prag të Ramazanit, i cili fillon në 10 mars.
Një burim i Hamasit i tha agjencisë së lajmeve Reuters se delegacioni i grupit nuk ka të ngjarë të kthehet në Kajro gjatë fundjavës për bisedime.
(A2 Televizion)