Frika e sulmeve terroriste rikthehet të përndjekë Evropën. Qeveria franceze shpalli gjendjen maksimale te alarmit për akte terroriste pas masakrës në Moskë. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Gabriel Attal, pas një takimi me zyrtarë të sigurisë dhe mbrojtjes, ku ishte i pranishëm edhe presidenti Emanuel macron.
Pas marrjes së përgjegjësisë së sulmit nga Shteti Islamik dhe kërcënimeve të cilat peshojnë mbi vendin tonë, kemi vendosur të ngremë në nivelin maksimal, larmin për sulme terroriste. vendimi merret pak muaj para se Parisi të mirëpresë Lojërat Olimpike që pritet të nisin në fund të muajit korrik.
Ai lejon ndërmarrjen e masave të jashtëzakonshme të sigurisë, përfshirë patrullime të forcave të armatosura në vende publike si stacionet e trenave, aeroporte dhe objekte fetare.
Në një deklaratë ditën e hënë, presidenti francez Emanuel Macron tha se të gjitha sinjalet sugjeronin se Shteti Islamik e kishte kryer sulmin ne Moskë, dhe se do të ishte cinike dhe kundër produktive për Rusinë të fajësonte Ukrainën…
“Ky sulm u mor përsipër nga ISIS dhe informacionet që kemi në dispozicion nga shërbimet tona të inteligjencës dhe ato të partnerëve tanë, sugjerojnë se ishte vërtet Shteti Islamik që e ndërmori sulmin. Duhet të përmbahemi nga çdo lloj instrumentalizimi. Do të ishte cinike dhe kundër-produktive për Rusinë dhe sigurinë e qytetarëve të saj ta përdorë këtë ngjarje kundër Ukrainës.”, thotë Macron.
Moska ka sfiduar konstatimet e SHBA dhe vendeve të tjera se Shteti Islamik orkestroi sulmin e së premtes, duke akuzuar Uashingtonin se po mbronte Ukrainën. Në një prononcim të hënën, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov tha se nuk do të nxirrnin konkluzione deri në përfundim të hetimeve ndërsa theksoi se asnjë vend nuk është imun nga terrorizmi. (A2 Televizion)