Hajdutët më “të ndershëm” në botë mund të jenë pa më të voglin dyshim një dyshe djemsh nga Afrika e Jugut, të cilët pasi kanë hyrë për të grabitur në selinë qendrore të kombëtares së regbisë, janë larguar pa e marrë trofeun e Kupës së Botës.
Pamjet e CCTV tregojnë dy hajdutët që hynë në selinë e Rugby Union të Afrikës së Jugut të hënën, por vendosën të lënë pas trofeun e Kupës së Botës, duke u larguar pasi e kanë prekur dhe kanë vjedhur disa sende të tjera me vlerë, përfshirë uiski, fanella të firmosura dhe disa laptopë.
Një zëdhënës i Unionit të Rugbit të Afrikës së Jugut konfirmoi për BBC se trofetë e fituar nga kombëtarja janë të gjithë të sigurt.
Springboks fituan Kupën e katërt të Botës në historinë e tyre, muajin e kaluar kur mundën Zelandën e Re 12-11 në finalen e Parisit dhe një kopje e trofeut Webb Ellis tani po ruhet në selinë e tyre në Cape Town. (A2 Televizion)