Këputet kabina e teleferikut në Spanjë, 17 të plagosur

Nga A2 CNN
18 Janar 2025, 18:01 | Bota

Këputet kabina e teleferikut në Spanjë, 17 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një resort në Astun të Spanjës, ku këputja e një kabine teleferiku la  17 persona të plagosur.

Sipas raportimeve, një grua është në gjendje kritike dhe është transportuar me helikopter në një spital të afërt.

Për evakuimin e të plagosurve janë angazhuar 4 helikopterë. Fotot dhe videot nga vendi i aksidentit sugjerojnë se një kabllor i teleferikut ka pësuar dëmtime, duke shkaktuar aksidentin.

Pas ngjarjes, qendra e skijimit u mbyll, ndërsa kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka kontaktuar me guvernatorin e Aragonit për të koordinuar ndihmën e qeverisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos