Mediat: Ushtarët e koreanoveriorë në luftë për Rusinë shpërqendrohen nga pornografia

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2024, 12:09 | Bota

Mediat: Ushtarët e koreanoveriorë në luftë për

Mbi dhjetë mijë ushtarë të Koresë së Veriut të dërguar si përforcime nga Kim Jong-un në frontin ruso-ukrainas, eksplorojnë për herë të parë pornografinë dhe shpërqendrohen. “Alarmi” është ngritur nga “Financial Times”, sipas të cilës, ushtarët e rinj të regjimit koreano-veriorë, duke u larguar për herë të parë nga vendi i tyre ku përdorimi i internetit është shumë i kufizuar, së bashku me kolegët e tyre rusë, zbulojnë botën e Web-it, me të mirat dhe të këqijat e tij.

"Një burim zakonisht i besueshëm më thotë se ushtarët koreano-veriorë që janë dislokuar në Rusi nuk kanë pasur kurrë më parë akses të pakufizuar në internet. Si rezultat, ata janë të zhytur në pornografi," shkroi fillimisht Gideon Rachman, një gazetar dhe autor i shquar për punët e jashtme të Financial Times.

Nga 10 mijë ushtarë të Koresë së Veriut që mbërritën nga Pheniani dhe u shpërndanë midis bazave të ndryshme ruse për stërvitje në funksion të luftës, shtatë mijë ishin në garnizon në kufijtë ukrainas dhe, dy ditë pas mbërritjes së tyre në front, ata ishin në mbështetje të këmbësorisë së Moskës në rajonin e Kurskut.

Edhe pse Koreja e Jugut, nga ana e saj, është e gatshme të dërgojë një ekip monitorues për të vlerësuar operacionet e mundshme të përbashkëta midis Koresë së Veriut dhe Rusisë në Ukrainë, përmes një zyrtari nga Zyra Presidenciale në Seul, bën të ditur se trupat e Koresë së Veriut në Frontin Perëndimor të Rusisë nuk do të përfshihen ende në luftime të plota me forcat ukrainase. Mund të ketë pasur "incidente të vogla për zbulim ose veprime përgatitore, por nevojitet monitorim i mëtejshëm për të nxjerrë përfundime nëse lufta aktuale filloi me forcat ukrainase". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos