Moska nis fazën e dytë të stërvitjeve taktike bërthamore

Nga A2 CNN
11 Qershor 2024, 12:50 | Bota

Moska nis fazën e dytë të stërvitjeve taktike

Ministria ruse e Mbrojtjes njofton se ka nisur fazën e dytë e stërvitjeve bërthamore jostrategjike në vend.

“Në përputhje me vendimin e Presidentit të Federatës Ruse, ka filluar faza e dytë e stërvitjeve të forcave taktike bërthamore”, thuhet në një deklaratë.

Njësitë e ushtrisë bjelloruse po marrin pjesë gjithashtu në fazën e dytë të stërvitjeve për përdorimin e armëve bërthamore jostrategjike që filloi sot.

Këtë e bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes bjelloruse, duke nënvizuar se qëllimi është të konstatohet përgatitja e këtyre armëve për të “garantuar pa kushte sovranitetin dhe integritetin territorial të Rusisë dhe Bjellorusisë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani